Ganiu: Pasurojmë në vazhdimësi me libra bibliotekat e shkollave fillore

Shkup, 17 janar, – “Pasurojmë në vazhdimësi me libra bibliotekat e shkollave fillore

Nga dita e sotme filluam aksionin për pajisje të bibliotekave të shkollave fillore me fond të ri librash duke filluar me shkollat fillore “Hasan Prishtina” dhe “7 Marsi”.

Drejtorëve të këtyre dy shkollave fillore Lulieta Qerimi dhe Hajdin Ramadani iu dhuruam nga 250 libra të reja. Poashtu, në shenjë respekti një komplet librash ia dhuruam edhe veprimtarit të arsimit dhe ish drejtorit të shkollës fillore “7 Marsi” Halil Palloshi.” – thotë Ganiu