Ganiu takon karatistët e klubit ‘Forca’, ndajnë së bashku gëzimin e fitoreve

Me kënaqesinë më të madhe para pak çastesh takova karatistët e klubit të karates “Forca”, kryetaren e klubit znj.Shkodrane Dardhishta si dhe trajnerin z.Muarem Imeri, për të ndarë kështu së bashku gëzimin, për suksesin e arritur në turneun ndërkombëtarë të mbajtur në Leskovc.

Në të cilin turne morrën pjesë mbi 40 klube me mbi 800 garues nga Ballkani. Ku klubi “Forca” arriti të fitojë 20 medalje të arta, 9 medalje argjendi dhe 4 medalje të bronzit.

Gjithashtu klubi “Forca” u zgjodh si klubi më i suksesshëm kurse karatistja Mirushe Reçi si sportistja më suksesshme e këtij turneu. 

Kjo më bën tejmase krenarë, dhe më shton vullnetin për të mbështetur edhe më tej çdo talent në fusha të ndryshme të sportit.

https://www.facebook.com/VisarGaniu.Cair/photos/pcb.2464637290531591/2464636990531621/?type=3&theater