Gashi gjunjëzohet para Selës, ofendohen simpatizuesit e Alternativës!

Lideri i Alternativës, Afrim Gashi sonte në konventën promovuese të kandidatëve për deputet në Tetovë u gjunjzua para Ziadin Selës. Pas përfundimit të fjalimit, Gashi u bë moderator duke thirur liderin e ASh-së Ziadin Selën në shenjë gjunjëzimi e duke treguar se ai nuk është parnter me Selën, por si një argat i tij e duke ofenduar simpatizuesit e Alternativës.
Nuk dihet nëse pas 15 korrikut Alternativa e Gashit mund të shkrihet në ASh dhe Gashi të vazhdojë të jetë nënkryetarë i ASH-së, pasi gjunjëzimi në konventën në Tetovë dha sinjale se Sela është lider i ASH-AAA ndërsa Gashi si nënkryetarë.

Ndryshe kjo është dita e dytë e fushatës parazgjedhore ku me 15 korrik do të votohet me masa të rekomanduara ku sipas KSHZ-së do të votohet tre ditë radhazi.