Gati për Liverpool apo Arsenal? Gafa trashanike e West Ham

West Ham gabimisht ka mirëpritur Arsenal dhe jo Liverpool në London Stadium për ndeshjen e së hënës.

The Hammers do të ndeshen me kryesuesit e kampionatit por në programin e ndeshjes është shfaqur Manuel Pellegrini duke folur për Topçinjtë.

Të besuarit e Pellegrini janë ndeshur me Arsenal më 12 janar dhe fituan 1-0 falë golit të Declan Rice.

Pelegrini gjithashtu foli për fitoren ndaj Birmingham një javë më parë, ndërkohë që West Ham është ndeshur me ta më 5 janar.

Klubi menjëherë ka printuar versionet e reja të broshurave që shpërndahen në stadium pasi panë gabimin që po bënte xhiron e botës në rrjetet sociale.

Trajneri i West Ham do të mundohet të ndihmojë ish-ekipin e tij Manchester City duke mposhtur Liverpool-in e Jurgen Klopp. /Telesport/