“Sot zhvillova një takim shumë përmbajtësor me zv. Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut,
z. Bujar Osmani!
Në takim, mes tjerash, diskutuam për nevojën e thellimit të marrëdhënieve dypalëshe në përgjithësi dhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit të mëtejmë në rrugëtimin e përbashkët në integrimin evropian në veçanti!
Po ashtu, vlen të theksohet se Shqipëria konsideron se Ligji për Gjuhët është një arritje e patjetërsueshme historike dhe zbatimi i plotë i saj në praktikë është i rëndësisë thelbësore për shqiptarët dhe rajonin në tërësi”, shkruan Cakaj në Facebook.