Genta surprizohet nga i dashuri turk, ai për Gentën … (FOTO)

Tash e një kohë, këngëtarja nga Gjilani, Genta Ismajli, është përfolur për një romancë të re dashurie.

Dhe mashkulli fatlum siç u raportua është biznesmeni i njohur turk, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, Huseyin Usta.

Ndonëse çifti po shijojnë lidhjen e tyre të re, këngëtarja shqiptare vazhdon të ndajë me fansat momente të lumtura në rrjetet sociale.

Të tilla janë postimet e fundit, gjersa ka zbuluar surprizën e mrekullueshme që i ka bërë personi i zemrës.

Husein ka lënë mbishkrimin ‘Të dua Genta’ në gjuhën turke në urën e famshme ikonike të Bosforit që lidhë dy kontinentet, Europën dhe Azinë. Ndërkaq Genta, me shumë emocion nga kjo befasi është shprehur në Instagram, “Ura e Bosforit është ndriçuar me fjalë të dashurisë. Mirënjohëse”. Marrë parasysh ndodhitë e fundit, Genta shihet se po shijon mjaft shumë këtë periudhë të jetës, posaçërisht me ndryshimin e statusit të saj, shkruan Telegrafi.

Ajo po ashtu po punon në këngën e re, ku pritet të rikthehet shumë shpejt para publikut dhe admiruesve të muzikës së saj.