Gëzim Kelmendit nuk i del inati me Albin Kurtin, ofendon përsëri …

Kryetari i partisë ‘FJALA’, Gëzim Kelmendi përmes një postimi në Facebook e ka kritikuar ashpër liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kelmendi në postimin e tij tha se Kurti është frymëzuar nga mësimet e Lenininit, transmeton Indeksonline.

Tutje, ai tha se LVV nuk po ka kuadro për ta udhëheq shtetin e Kosovës.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë:

Lojë fëmijësh!

A i keni thënë Isa Mustafës ” argat i Serbisë”?!
A i keni thënë Isa Mustafës ” vrasës i Astrit Deharit”?!
A i keni thënë Isa Mustafës hajn me 50 dosje?!

E tash çka po kërkoni prej LDK-së dhe Isa Mustafës?

Po luani me votën e qytetarëve, po luani me të ardhmën e Kosovës.
Unë e di që ju të VV-së nuk e njihni shtetin e Kosovës, ndoshta dhe për këtë arsye po luani me shtetin e Kosovës.
Por e di edhe që po luani si fëmijët e lazdruar që prishin dhe shkatërrojnë çdo gjë.

E di që fitorja iu ka zënë të pa pregaditur.
Nuk po keni kuadro me udhëheq shtetin e Kosovës, keni shku në Maqedoni me kërku kuadro për poste ministrore, besa besë edhe po duket që po frikësoheni me udhëheq.
Keni mendu se me qenë në pushtet është njejtë sikur opozitë, me sha, me fy dhe me shpifë.

Shumë shpejtë qytetarët do ta kuptojnë se kush është në të vërtetë VV-ja e cila është e frymëzuar nga mësimet e Leninit.