Gjendet 15-vjeçari nga Drenasi i cili ishte zhdukur që nga 4 korriku

15-vjeçari nga Drenasi, Shkelzim Zekaj, i cili ishte raportuar si i zhdukur nga data 4 korrik, është gjetur sot.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ajo ka bërë me dije se i njëjti është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Duke ju falënderuar paraprakisht për bashkëpunimin, ju njoftojmë se pas publikimit të njoftimit , për zhdukjen e 15 vjeçarit nga Nekoci, në bashkëpunim me qytetarët personi është gjet. I njëti është në gjendje të mirë shëndetësore. Aktualisht policia po kryen veprimet e nevojshme procedurale për rastin në fjalë”, ka thënë Ahmeti.