Gjokë Deda Gojçaj, urim për Tuzin për njëvjetorin e fitores: U bëfsh sa një kryeqytet!

Veprimtari i shquar, Gjokë Deda Gojçaj, me rastin e njëvjetorit të fitores së partive shqiptare në Tuz, ka bërë një urim të veçantë dhe plot emocione.

Fitoren e partive shqiptare, Z. Gjokë e vlerësoi si një ditë historike, i cili mbetet kujtim për tërë jetën, me entuziazëm të paparë në 100 vitet e fundit në Malësinë e Madhe.

Ja postimi i plotë i z. Gjokë Deda Gojçaj:

Një Vit që Malësia e Madhe Korri Fitore !
Komuna e Malësisë, Tuzi, fitoi Pavarësinë dhe ashtu si edhe pritej.
Shqiptaret Votuen Qe te Udh’heqet nga Shqiptaret dhe u realizue nji Anderr e Bukur ,nji Dite Historike qe mbetet Kujtim pere Krejte Jeten sa te Jetoj , Ishte Entuzjazem i pa par ne 100 Vitet e fundit ne Malesin e Madhe , si po duket po punojn shume Bukur me ato mundesi qe kan !
Ne ju Deshirojm Gjith te Mirat e Botes dhe u Baefsh sa nji Kryeqytet !!