Gjorçev: VMRO-ja nuk është si LSDM, ja sa deputet do ti fitojmë ne …

Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Vladimir Gjorçev, mbrëmë në Tv21, deklaroi se në zgjedhjet e 12 prillit, presin që mbështetja ndaj VMRO-DPMNE-së do të dallojë shumë nga ajo e LSDM-së, transmeton Zhurnal.

Siç shprehet Gjorçev, VMRO-DPMNE në zgjedhje do të fitojë së paku 58 deputetë, por ndoshta do t’i arrijë edhe 61 deputetë, që përbënë shumicë parlamentare.

“Dallimi mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së është e madhe. Nuk mundem për momentin të vlerësoj se sa do të pasqyrohet revolti i qytetarëve te kutitë e votimit. Nëse jo 61 deputetë, 58, 59 është një numër solid. Unë shpresoj për 61 deputetë. Numrat dhe kombinimet do t’i caktojnë qytetarët”, thotë Gjorçev.

Sipas tij, përpos kazinove dhe marihuanës, Zaev në Maqedoni nuk ka sjellë asgjë tjetër.

“Nuk mundemi t’i numërojmë se në sa vende kanë mbjellur marihuanë familjet e Zaev”, theksoi Gjorçev.