“Gold Land” përfituese e fondeve të IPARD 2 Progrmës !

Sot në fsh. Sllavej – Prilep, bazuar në bashkëpunimin tonë të deritanishëm me Z. Arben Abdurahmani VEZE SHARRI pata nderin të jem i ftuar në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të kompleksit bujqësor-blektoral të “Gold Land”, në kuadër të të cilit është parashikuar të ndërtohet qendër për grumbullimin e kulturave bujqësore dhe kultivimin e gjedheve.

Z. Arben Abdurahmanit dhe stafit të tij ju urojmë suksese dhe mbarësi në punë!