Kandidati për deputet nga kolacioni AAK PSD, Granit Shala, me numër 66 ka shkuar sot në Luginë, ku u takua me shqiptarët që jetojnë atje.
Ai u ka ripremtuar atyre se do jetë zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës, shkruan GazetaDirekt.
Po ashtu, Shala tha se Lugina do lidhet me Diasporën akoma më shumë kur ai të bëhet deputet.
Statusi i plotë i tij:
Sot takova qytetarët dhe vëllezërit tanë nga Lugina, të cilët janë të bindur tashmë se me vizionin e projektit 100 % Shtet do të përfaqësohen në Kuvendin e Kosovës.
I shpreha mirënjohjen time me të thellë, duke i garantuar se do të jemë zëri i tyre dhe urë lidhëse në mes të Luginës dhe diasporës.
Me respekt,
Granit Shala
119✅
1✅
66✅