Gripi sezonal, regjistrohet viktima e dytë

Regjistrohet viktima e dytë nga gripi sezonal në vend. Pas pesëvjeçares nga Shutka e Shkupit, rasti i dytë është regjistruar në Ohër, ku ka ndërruar jetë një 24-vjeçare, e cila ka qenë e shtrirë në Klinikën për anestezion, kujdes intensiv dhe reanimacion në Shkup.

Siç bëhet e ditur, 25-vjeçarja kishte ndërruar jetën para dy ditësh, por rasti është publikuar sot nga autoritetet shëndetësore.

“Në të dy rastet pacientët përveç gripit kanë pasur edhe simptome të sëmundjeve tjera. Te njëra konstatuam astmë, ndërsa të tjetra ka qenë sindromin daun, kështu që të dy rastet kanë ndërruar jetë pasi kanë pasur ndezje të rëndë të mushkërive të bardha dhe dëmtim të rëndë të mushkërive të zeza”,- tha Zharko Karaxhovskinga Instituti i Shëndetit Publik.

Gjatë javës së kaluar janë regjistruar 1752 raste me grip, që është dyfishi i numrit të regjistruar një javë më parë. 85% e të gjitha rasteve të izoluara në këtë moment janë të tipit H1N1, e cila në opinion njihet si gripi i derrave.

Rastet tjera janë H3N1 dhe kemi dy raste të papërcaktuara. Numri më i madh i rasteve janë nga Gostivari dhe Tetova, por ka raste dhe nga Shkupi, Kumanova dhe nga vendet më të vogla si Dibra e Kriva Pallanka. /tvm2/