Grubi: Ali Ahmeti atë që e ka thënë në 2002-shin e thotë edhe sot. BDI ndërton procese dhe i zbaton ato

BDI si parti më e etabluar, atë që e premton edhe e realizon ka deklaruar Grubi në emisionin Argument në MTV 2.
Atë që e ka thënë Ali Ahmeti në 2002 e thotë edhe sot shprehet sekkretari organizativ i BDI-së. Sipas Grubit BDI është parti që ndërton procese dhe i zbaton ato, informon TetovaSot.

Grubi tha se për BDI-në nuk ka kthim nga Marrëveshja e Prespës dhe ajo e Ohrit si dhe marrëveshja e fqinjësisë së mirë.

Ali Ahmeti sipas tij është i atij lloji politikanësh që më parë pranon të humb vetë se sa të humbin shqiptarët/TS