Grubi: Beteja për liri, barazi dhe integrim u fitua, në rradhë beteja për cilësinë e jetës

Duke komentuar Agjendën e gjelbër, Zëvendëskryeministri i parë Grubi ka sqaruar në detaje se çfarë nënkuptojnë mbi këtë platformë dhe se cilat janë synimet e partisë së tij.

“Në 2002 BDI u formua si parti dhe kishte në agjendë prioritet për liri dhe barazi, pjesa normative e Marrëveshjes së Ohrit është implementuar dhe është pjesë e Kushtetutës, nëpër institucione, kemi dy Universitete kështu që kemi legalizuar arsimin, menaxhojmë komunat dhe kemi arritur fitoren për liri dhe barazi, sfida e dytë është integrimi për qytetarët në një shoqëri të barabartë dhe integrim në NATO dhe BE, unë them se në shoqërinë tonë kemi shtet më lojal dhe qytetarët ndaj shtetit, kemi integrim më të mirë, dhe prioritet tashmë kemi arritur integrimin në NATO e hapim bisedime me BE pasiqë ka mbetur vetëm data, kështu që dhe kjo pjesë është duke u mbyllur”, thekson kështu Grubi duke rënditur prioritetet që kanë pasur si parti.

Duke komentuar Agjendën e gjelbër, ai shton se ka ardhur koha që të luftohet për një jetë më të mirë.

“Erdhi koha që të luftojmë për jetë, jo vetëm për ambientin por për kualitetin, andaj kemi bërë agjendën dhe punojmë në gazifikimin e gjithë vendit, lidhjen me rrugë e autostrada, menaxhimi me kanalizime dhe ujëra, Koridori 8 dhe 10, kemi projekte të bukura dhe mjete që të realizojmë ato sepse duam të tregojmë që ky ndryshim është me vepra e jo vetëm me fjalë, zero tolerancë ndaj punës së paligjshme ndaj korupcionit dhe krimit të organizuar, punojmë në ndërtimin e pesë deponive rajonale dhe investime kemi në garë nga Luksemburgu dhe Zvicra përfshirë dhe Shkupin si kryeqytet, jemi duke punuar në këtë drejtim dhe shpresoj që së shpejti do të kemi propozim për zgjidhjen e këtij problem, Agjenda e gjelbër është e ardhmja e jetës dhe tentojmë të gjejmë zgjidhje”, ka sqaruar më tej gjatë intervistës Grubi.