Grubi: Debati nuk është “dasmë” private e Selës që ai të zgjedhë se me kë do të debatojë

Artan Grubi në një konferencë për shtyp ka deklaruar se Ali Ahmeti është i gatshëm të debatojë me të gjithë liderët e partive politike duke filluar nga Hristian Mickoski, Zoran Zaev po edhe të tjerët, raporton TV21.

I pyetur nga gazetarët se a është i gatshëm Ahmeti për debat vetëm me Selën, Grubi tha debati nuk është dasmë private e Selës dhe nuk është në dorën e tij se me kë ai dëshiron të debatojë.