Grubi do të presë sot në takim presidenten e Gjeorgjisë, Salome Zourabichvili

Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zourabichvili sot dhe nesër do të zhvillojë vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, transmeton Alsat. Nikoqir është presidenti Stevo Pendarovski, i cili do të mirëpresë Zourabichvili përpara Vilës Vodno, në një ceremoni zyrtare me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake.

Pendarovski dhe Zourabichvili do të kenë takim tet-a-tet, ndërkaq do të ketë edhe takim plenar mes delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë.

Sot, presidentja gjeorgjiane do të takohet me kreun e Kuvendit Talat Xhaferi di dhe zëvendës kryeministrin Artan Grubi.

Gjatë vizitës zyrtare pritet të nënshkruhet marrëveshje mbi regjim pa viza dhe një memorandum bashkëpunimi në fushën e kulturës, pas së cilës presidenti Pendarovski dhe presidentja Zourabichvili do të mbajnë një konferencë për shtyp.