Grubi gjatë vizitës në Kosovë pranon se ka qenë përkthyes i Karla del Ponte-s

Gjatë qëndrimit sot në Prishtinë, Artan Grubi në cilësinë e zëvendës kryeministrit është pyetur nga gazetarët edhe për rolin e tij gjatë kohës sa ka punuar në Tribunalin e Hagës. Grubi ka thënë se për 5 vite ka qenë vetëm përkthyes, në zyrën e prokurores Karla Del Ponte, përcjell Zhurnal.mk.

“Unë kam punuar në Tribunalin e Hagës deri në vitin 2004 kryesisht në lëndën që kanë të bëjnë për konfliktin në Maqedoni dhe në Kosovë 98-99, kjo temë po riciklohet çdo vit, kam punuar si përkthyes në zyrën e prokurores Karla Del Ponte, nuk ka asgjë kontestuese në këtë periudhë të aktivitetit tim në Tribunalin e Hagës”, thotë ai.

Ndërkohë me këtë deklartaë ai e pranon se ka punuar me kryeprokuroren për krimet e luftës n ëish Jugosllavi, Karla Del Ponte për 5 vite pikërisht në zyrën e saj si përkthyes, ndërkohë që tashmë dihet hapur se pikërisht ajo ka punuar kundër Kosovës dhe në favor të Serbisë në rastet të cilat ajo i ka hetuar.

Bazuar në atë se ajo ka punuar kundër Kosovës sqarohet edhe në një kërkesë nga ana e Qeverisë së Kosovës e cila ka deklaruar se do të kërkojë hetime hetime të pavarura kundër ish-Kryeprokurores së këtij Tribunali, znj. Karla del Ponte.

Qeveria e Republikës së Kosovës, ndonëse gjithmonë me besimin e plotë në pafajsinë e Ramush Haradinaj (në kohën kur ishte kryeministër), në luftën e pastër të UÇK-së, por edhe të gjykuarve të tjerë të këtij Tribunali- akuzat e pabazuara ndaj Fatmir Limaj dhe pjesëtarëve tjerë të UÇK-së të gjithë të shpallur të pafajshëm, ka qenë gjithnjë mbështetëse e fuqishme dhe bashkëpunëtore e punës së këtij Tribunali. Nëpërmjet një kumunikate ka vlerësuar se kjo është bërë pikërisht për të vërtetuar për të shumtën herë, nga instanca më e lartë, që këta persona dhe kjo luftë kanë qenë gjithnjë të pastër dhe në përputhje me të gjitha ligjet e luftës.

Ndryshe, javën e parë të muajt Shkurt të vitit 2012 Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) në Hagë ka dënuar ish- presidentin e Liberisë, Charles Taylor, për krime kundër njerëzimit, duke e bërë kryetarin e parë të një shteti të marrë një dënim të tillë pas Luftës së Dytë Botërore. Pse nuk ishte Millosheviqi ai i cili do të mbetej në histori në vend të Taylorit dhe pse sot pasardhësit e Millosheviqit në Serbi po e rehabilitojnë politikën e tij?

Një prej roleve të gjykatave është që me verdiktet e tyre, përveç dënimit të personave për veprat e kryera, të sjellin edhe ndjenjën e drejtësisë për viktimat dhe me dënimet të tërheqin vërejtjen kriminelëve të tjerë potencialë që të bëjnë krime të tilla. Pra dënimet kanë edhe qëllim parandalimin e krimeve të ngjashme. Krim mbi të gjitha krimet janë krimet luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidi. Për krime të tilla sot anekënd botës zhvillohen procese kundër shumë individëve.