Grubi i ikë përgjigjes për “Shtëpinë e Verdhë”. Çfarë ka që fsheh?!

Artan Grubi, zv/kryeministri i parë i vendit as sot nuu=k përgjigj saktësisht në lidhje me deklaratën e nënkryetarit të PD-së, Edi Paloka, i cili tha se Grubi ka qenë përkthyes në të ashtuquajturën Shtëpi e Verdhë dhe jo kryetari i PD-së Lulzim Basha, ashtu edhe siç ka thënë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Grubi tha se nuk dëshiron të bëhet pjesë e debatit parazgjedhor në Shqipëri.

“Nuk duam të bëhem pjesë e debatit parazgjedhor atje, midis partive politike në Shqipëri, në veçanti të një diskursi të tillë. Është një temë e cila është ezauruar tash më 10 vite me radhë, çdo vit e tepër. Çdo gjë është transparente dhe gjithsecili e di se çfarë punë ka bërë dhe ku ka punuar, mund ta lexoni edhe CV në faqen e Qeverisë”, deklaroi Artan Grubi, zv/kryeministër i parë.

Edhe pse gazetarët pyetën Grubin, ky i fundit nuk dha prap detaje shtesë për akuzat që i janë drejtuar. Pse heshtë Grubi për këtë çështje, mbetet engimë, apo ajo çfarë di ai ka frikë të prononcohet?

Që kur Gjykata Speciale ka arrestuar ish krerët më të lartë të UÇK-së dhe janë zgjeruar hetimet edhe në Tiranë, partitë më të mëdha në Tiranë PD e PS kanë pasur përplasje të ashpra. Rama kishte thënë se Lulzim Basha është i përfshirë në hartimin e dosjes kundër ish-ushtarëve të UÇK-së.

Dje Palokaj tha se Artan Grubi ishte përkthyes në dosjen famëkeqe,,Shtëpia e Verdhë” .

“Që përkthyesi në Shtëpinë e Verdhë ishte Artan Grubi dhe jo Lulzim Basha. Që Lulzim Basha, siç deklaroi dhe prokurori i EULEX-it nuk kishte qenë KURRË pjesë e asnjë hetimi ndaj UÇK-së”, tha mes tejrash Paloka.