Grubi: Kemi tekst të harmonizuar për Kodin zgjedhor, por nuk ka ndryshim të modelit zgjedhor

Deputeti i BDI-së Artan Grubi ka deklaruar sot se partitë politike kanë harmonizuar ndryshime të Kodit zgjedhor, ku nuk parashihet ndryshim i modelit zgjedhor.

“Takimi i djeshëm ka qenë takim joformal i entuziastëve. Ne mbetemi në përbërjen formale e cila diskuton ndryshime të Kodit zgjedhor edhe atë në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. Gjatë javës të gjithë kishim takim, edhe partitë politike, Organizatat joqeveritare dhe Organizatat ndërkombëtare dhe veçmë kemi harmonizuar tekst të propozim- ligjit që në vete përfshin të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR nga tre ciklet e fundit zgjedhore, ato presidenciale, zgjedhjet lokale dhe referendumin dhe në atë propozim nuk është diskutuar për modelin zgjedhor”, ka deklaruar Grubi.

Sipas tij, është absurde të diskutohet për ndryshim të modelit zgjedhor pesë muaj para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.