GRUBI në Departmentin e Shtetit takon Drejtorin për Evropë jugore dhe qëndrore Kostelancik

Grubi në Departmentin e Shtetit takon Drejtorin për Evropë jugore dhe qëndrore Kostelancik

Deputeti Artan Grubi, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane dhe kryetar i miqësisë parlamentare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njëherit edhe Sekretar organizativ i Bashkimit Demokratik për Integrim, po qëndron për vizitë zyrtare në Washington.

Në Departmentin e Shtetit Amerikan, Grubi ka realizuar takim pune me Drejtorin për Evropën Jugore dhe Qëndrore në Departamentin e Shtetit, David Konstelancik, zëvendës drejtorin Michael Konstantino dhe zonjën Jill Dietrich.
Grubi ka faleminderuar qeverinë amerikane për mbështetjen e parezervë për integrimin EuroAtlantik të Maqedonisë së veriut dhe reformat në vend.

Roli i SHBA në rajonin e Ballkanit perendimor është i pazëvendesueshëm dhe shumë i çmuar nga të gjithë ne pranë Bashkimit Demokratik për Integrim.

Grubi nënvizoi që për BDInë, nuk ka kthim prapa nga Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja e fqinjësisë së mirë.

Z. Kostelancik rikonfirmoi përkrahjen dhe miqësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Maqedoninë e veriut si dhe theksoi nevojën për të vijuar me reformat, në veçanti në drejtim të sundimit të ligjit dhe luftës kundër korupsionit.
Më herët, Grubi qëndroi në Senatin Amerikan ku mori pjesë në forumin e organizuar nga Senatori Xhejms Inhof mbi sfidat e Evropës juglindore dhe rolin e sajber sigurisë dhe 5G si dhe takoi Kongresmenin Aderholt.

Grubi është i ftuar nga Kongresi Amerikan për të marrë pjesë sërish në Mëngjesin tradicional, me pjesëmarrjen edhe të Presidentit të SHBA z. Donald Trump dhe liderë të shumë vendeve tjera.