Grubi: Pasaportat i hoqëm, kufinjtë i bashkuam, rrugët po i ndërtojmë, po bëhemi një

“Pasaportat i hoqëm, kufinjtë i bashkuam, rrugët po i ndërtojmë, po bëhemi një. Shifeni gëzimin e madh të qytetarëve, piesëmarrje masive, kjo flet për politikat e drejta të Ali Ahmetit dhe BDIsë”, shkruan Artan Grubi në Fejsbuk, duke komentuar hapjen e pikës kufitare Ballanoc – Stançiç, njofton Flaka

Kujtojmë që sot edhe zyrtarisht u hap pika e re kufitare midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Vendkalimin e ri kufitar Bellanoc – Stançiç e hapi kryeministri Oliver Spasovski, i cili i pari e kaloi kufirin dhe u dëshiroi fat të gjithëve.
Ai shfaqi shpresë se vendkalimi i ri do të sjellë bashkëpunim edhe më të gjerë midis dy vendeve. Flaka