Grubi: Sela a e ka pyetur Mickoskin çfarë kërkonte me 27 prill në Parlament? (VIDEO)

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut Artan Grubi i është kundërpërgjigjur sot kreut të ASH-së Ziadin Sela duke thënë se pse z. Sela nuk e ka pyetur z. Hristijan Mickoskin çfarë kërkonte më 27 Prill në Parlament dhe pse z. Sela nuk kërkoi falje nga z. Mickoski, dhe VMRO-DPMNE për atë se çfarë i ndodhi më 27 Prill.

Sipas Grubit , ajo është pyetja në të cilën z. Sela duhet të jep përgjigje, dhe detyrohet që të sqarojë tek votuesit e tij se pse për nevojat e z. Taravari, që të ketë çfarëdo shance që të garojë në Gostivar e viktimizon gjithë atë karierë politike të cilën e ka ndërtuar në bazë të ngjarjeve të 27 Prillit ku z. Mickoski ishte pjesë e turmës që hynën në Parlament dhe pyetja e dytë këtu është se vet z. Sela ose z. Taravari nuk kanë qenë në Tetovë të vizitojnë familjet dhe vendin ku ndodhi tragjedia e papame në trojet tona është shprehur Grubi. Video Player00:0001:00