Grubi: Shpresojë se do të gjejmë gjuhë të përbashkët për Ligjin për Prokurorinë Publike

BDI mbështet miratimin e ligjit për Prokurorinë Publike, shpresojmë për një konsensus të përbashkët, ai është një ligj sistematik dhe shpresoj se do të gjejmë një gjuhë të përbashkët, tha deputeti i BDI-së, Artan Grubi për “Telma”.

Ai shton se është e çuditshme që në seancën publike të Komisionit për Sistem Politik u diskutua një propozim tekst tjetër për ligjin e Prokurorisë Publike i cili nuk është në proces.

“Është pak e çuditshme e gjithë ajo që u zhvillua këto dy ditë në Kuvend. Kemi pasur një seancë publike dhe nuk kemi pasur asnjë draft tekst të ligjit. Ne po diskutonim një tekst tjetër që nuk ishte në proces, dhe kishim një grup ekspertësh që diskutonin rregulloret, por e gjithë kjo nuk ishte e arsyeshme. Ligji për Prokurorin Publik tashmë është në procedurë së bashku me Ligjin për Këshillin Gjyqësor, ne kemi miratuar disa ndryshime. Ne shohim që drafti i tekstit nuk përmban ato ndryshime që u pranuan nga Komisioni për Çështje Evropiane”, thotë Grubi.