Gruevski: Retorika nacionaliste e Selës bëri që përkrahësit e VMRO-së ta urrejnë atë

Ish kryeministri Nikolla Gruevski ka akuzuar kryetarin e ASH-së Ziadin Sela se përmes retorikës së tij nacionaliste ndaj maqedonasve, duke i quajtur ata barbarë dhe ardhacak, njerëz të egër dhe të pafe bëri që me datë 27 Prill të vitit 2017 të shpërthej mllefi i popullit, përkatësisht përkrahësve të VMRO-DPMNE-së dhe të ndodh ajo që ndodhi, shkruan opinionshqip.live

Gruevski gjatë kësaj deklarate ka thënë se i vije keq për atë që i ka ndodhur Selës, por në asnjë moment nuk ka kërkuar falje. Madje ai lëshoi akuza se është Sela ai që ka provokuar situatën në ditën e 7 Prillit të vitit 2017.

“Më vjen shumë keq dhe bashkëndjejë për atë që i ndodhi Ziadin Selës dhe ndoshta nuk është momenti i duhur, por ju po më provokoni të ju rikujtoj dhe të kërkoj që të mendohet se retorika e kujt e ndezi masën?” Por, le të mendojmë mirë retorika e kujt i ka ndezur masat gjatë ditëve dhe javëve të kaluara? Kush thoshte që maqedonasit nuk kanë rrënjë, se ata nuk ishin maqedonas 100 vjet më parë, tan mos të përmend të gjitha deklaratat!”

BURIMI: opinionshqip.live