Haradinaj: E habitshme që Izraeli se ka njohur deri tash Kosovën

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se është e habitshme se si Izraeli nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës, raporton Gazeta Express.

Ai ka kërkuar që njohja të ndodhë sa më shpejtë, duke thënë se kjo vonesë është e habitshme.

“Izraeli mendoj që duhet ta njeh Kosovën, menjëherë ose sa më shpejtë. Mendoj që duhet me ndodhë njohja, është e habitshme kjo vonesë”, deklaroi sot para mediave, kryeministri Ramush Haradinaj.

Këto komente, ai i bëri pasi që me një pjesë të kabinetit ka bërë homazhe te Obelisku i Hebrenjve me rastin e Ditës Ndërkombëtare në Përkujtim të Holokaustit.