Heshtin ata që dikur e cilësuan vetëvrasje vdekjen e Astrit Deharit

Ish ministrja Hoxha, prokurori Hoxha, ish komandanti i policisë Krasniqi, nuk kanë dashur të flasin pas raportit për Deharin

“Pra të gjitha provat dëshmojnë se ky rast ishte vetëvrasje…”.

Kështu deklaronte ish kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha më 18 nëntor të vitit 2016.

10 ditë pasi u varros Astrit Dehari, e 12 ditë pas vdekjes së tij në Qendrën e Paraburgimit, Hoxha një në një konferencë për media siguronte se raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore, konstatonte se Astrit Dehari ishte vetëvrarë, si pasojë e mbylljes së rrugëve të frymëmarrjes nga një mjet i fortë, raporton T7.

Tri vite me vonë, ky konstatim u hodh poshtë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Llozanë të Zvicrës. Sipas ekspertizës të këtij Instituti, Astrit Dehari është vrarë.