Hidhet gurëthemeli i rindërtimit të Xhamisë së fshatit Bojanë

Në prani të Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, Kryetar i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të Myftiut të Myftinisë së Shkupit Mr. Qenan ef. Ismaili dhe Myftilerëve të Tetovës, të Gostivarit, dhe të Shtipit, Kryetarit të Kuvendit të BFI, Kryetarit të Komunës së Sarajit dhe të një numri të madh të hoxhallarëve të rajonit dhe më gjërë dhe të xhematit, sot u ho.dh gu.rthemeli për rindërtimin e Xhamisë së fshatit Bojanë të Shkupit.

Manifestimi ka filluar me një pjesë nga Kurani Fisnik, të lexuar nga hfz. Burim Hamdiu. Fjalën përshëndetëse e mbajti Myftiu i Myftinisë së Shkupit, Mr.Qenan ef. Ismaili. Poashtu fjalë përshëndetëse dhe mirëseardhëse kishte imami dhe hatibi i Xhamisë, Omer ef. Arsllani i cili foli për historikun e xhamisë. Me fjalë përshëndetëse u paraqit edhe Kryetari i Komunës së Sarajit z. Blerim Bexheti.

Fjala e rastit i takoi Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, Kryetar i BFI-së, i cili foli për rëndësinë e ndërtimit dhe të rindërtimit të xhamive – një veprimtari kjo tejet e çmuar në ruajtjen dhe rigjallërimin e jetës fetare islame në këto hapësira. Duanë e fillimit të punëve në xhaminë e Bojanës të Shkupit e bëri myftiu i Myftinisë së Gostivarit, hfz. Shaqir ef. Fetahu.

Lusim Allahun që të gjithë ata që u bënë shkak po edhe që morën përsipër të rindërtojnë këtë xhami ti shpërblejë me mirësitë e Tij në jetën e kësaj dhe botës tjetër.