Hisen Xhemaili: Periudha e UÇK-së në Kosovë, është krenaria e kombit tonë!

Ministri Hisen Xhemaili ka reaguar pas vendimit të Zyrës së Prokurorisë së Specializuar për të ngritur akuzë ndaj dy udhëheqësve më të shquar të ish UÇK-së, Drejtorit politik të saj, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, Presidentit aktual të Kosovës dhe kryetarit të PDK-së.

Në shkrimin e tij, z. Xhemaili ka reaguar duke potencuar se “Luftërat Çlirimtare të lara me gjakun e dëshmorëve dhe të mbyllura me marëveshje paqe e kompromise korigjuan padrejtësitë historike të ndodhura në shekullin që lamë pas!”

Ja postimi i Ministrit Xhemaili:

Periudha e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është krenaria e Kombit tonë!
Respekt dhe përkrahje për të gjithë ata që luftuan me armë për t’a çrrënjosur regjimin e kasapit të Ballkanit, Millosheviçin.
Lufta Çlirimtare në Kosovë dhe Maqedoni kanë qenë ndër luftërat më të pastërta në historinë e njerzimit.
Luftërat Çlirimtare të lara me gjakun e dëshmorëve dhe të mbyllura me marëveshje paqe e kompromise korigjuan padrejtësitë historike të ndodhura në shekullin që lamë pas!
Respekt dhe nderim për udhëheqësit më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
RROFTË KOSOVA
Koha përfundimtare për të dëshmuar pastërtinë e Luftës Çlirimtare

meHashimThaçin #KadriVeselin