Hisen Xhemaili:Mali Sharr PARK KOMBËTAR!

Procesi i zhvilluar deri më tani për aritjen e qëllimit ka kaluar në shumë faza të diskutimit dhe debateve publike për një periudhë të gjatë!
▶️Falë angazhimit disavjeçar të studjuesve dhe ekspertëve në kuadër të projektit të UNEP-it dhe digasterit përkatës Ministrisësë Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka zhvilluar studimin e përpiluar në dokumentin që njihet nën termin VALORIZIM I VLERAVE NATYRORE TË MALIT SHARR dhe STUDIMIN SOCIOEKONOMIK PËR MALIN SHARR!

▶️Në vitin 2017 resori përkatës në bazë të projektit: Arritja e ruajtjes së biodiversitetit përmes krijimit dhe menaxhimit të zonave të mbrojtura në mënyrë efektive dhe mirëmbajtjen e biodiversitetit në planifikimin e përdorimit të tokës” (STAR 5) dhe në bashkëpunim me ekspertët e Universitetit të Tetovës më 13.12.2019 paraqitën në MMPH studimin e kompletuar, ku si rrjedhojë të njejtit paraqitën edhe Nismën për inkuadrimin e Malit Sharr në kuadër të Sistemit të Zonave të Mbrojtura, respektivisht shpalljen e tij si PARK KOMBËTAR.

▶️Ndonëse lidhur me këtë iniciativë, korniza juridike parashikon që kjo nisëm (për shpallje të Malit Sharr si PARK KOMBËTAR) të kalon nëpër filtra juridik, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor paraqet PROPOZIM të harmonizuar para qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo e fundit do të përkujdeset që të ve në funksion një Instutucion të RI publik, “Ndërmarjen Publike PARKU KOMBËTAR I MALIT SHARR”.

▶️Ndonëse Maqedonia e Veriut është një vend demokratik, NISMA êshtë paraqitur për DEBAT PUBLIK para opinionit të gjerë, te banorët lokal, dhe te të gjithë digasteret e tjera përkatëse si Komunat, Ministira e Ekonomisë, Transportit, Bujqësis, etj, me qëllim të harmonizimit të kësaj nisme me sektorët e tjerë të vendit në pajtueshmëri me kornizën juridike.

Të dhëna të përgjithshëme,
📍Mali Sharr falë pozicionit gjeografik në të cilin ndodhet, si dhe kushteve të favorshme fiziko-gjeografike, ndërtimi gjeologjik, larmia e formave të relievit, klima e larmishme, rrjeti i pasur hidrografik, llojet e tokave si dhe bidiversiteti i shumëllojshëm që ka, zë vend me rendisi në kuadër të vendeve europiane për pasuritë floristike dhe faunistike.
Konkretishtë, në nivel kombëtar a’i njihet si habitat i rëndësishëm ornitologjik, zone e rëndësishme për fluturat, koridor për ariun e murrëm, zone e rëndësishme floristike, etj.
📍Për më tepër, një pjesë e Malit Sharr përfshihet në Rrjetin Kombëtar EMERALD, rrjet ky që vjen si detyrim i vendit tonë për të zbatuar Konventën e Bernit me qëllim ruajten e jetës së egër (të kafshëve) dhe vendbanimet apo habitatet natyrore.✅
Disa nga pamjet e bukura nga Mali Sharr në stinë të ndryshëme!