Historia e vajzës së priftit e cila pranon Islamin

A mund të imagjinoni në Minnesota ku shumica janë të bardhë, një vajzë bjonde, me sy të kaltër, një ditë të bëhet muslimane, të vendosë mbulesën dhe të sigurojë jetesën duke iu përkushtuar punimeve profesionale ndërfetare.

Dua të vazhdoj këtë histori të rrugëtimit tim me ju për shkak që sot mësova disa gjëra të rëndësishme rreth fesë në një vend si Amerika ku egzistojnë fe të ndryshme.
U rrita si një vajzë e priftit dhe vij nga një familje priftërish që kanë qenë udhëheqës në Norvegji dhe Gjermani nga ana e të dy prindërve. Pra brenda meje gjendet gjeni që të punoj për fe.
Kishte disa koncepte në Krishterizm të cilat nuk më dukeshin të arsyeshme
Nuk iu bashkangjita shumë komunetit kristian. Punoja si mësuese të dielave, merrja pjesë në udhëtimet e punës dhe këndoja kënget në kishë. Vetem se pas një kohe fillova të dyshoj tek besimi im. Kishte disa koncepte në Krishterizm të cilat nuk më dukeshin të arsyeshme.
Pas një kohe u ndava nga vendlindja për tu regjistruar në kolegj dhe fillova të hulumtoj fetë më të rëndësishme botërore.

Për të mësuar dicka të re fillova të marrë leksione për Islamin. Po mësoja İslamin dhe fetë tjera vetëm në mënyre akademike. Mund të them që në jetën time deri tani në këtë moment, është vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë.

Për këtë vendosa të vazhdoj studimet dhe u regjistrova për Magjistraturë. Në vitin e parë desha të përfitoja shoqëri të re. Kishte shumë student të huaj dhe unë u shoqërova me disa të Somalisë dhe Pakistanit.

U ndikova shumë nga shpirtgjerësia e studentëve muslimanë ,Ishte befasuese niveli i mikpritjes dhe shpirtgjerësisë së tyre dhe vëreja se brenda tyre ndjeheshin të lumtur për këtë. Pas kësaj vendosa që duhet të hulumtoj për këtë. Mi ndryshoi të gjitha shkrimet akademike që i kisha në shkollë të mesme.

I mësova bazat e Islamit dhe e dija që kjo është feja e duhur për mua por nuk e dija kohën se kur do ta pranoja atë. Tani isha në një shkollë verore dhe hasa shumë vështirësi. Një mbrëmje pas disa ngjarjeve që nuk shkuan mirë i dhash vetes pushim, dola të ec dhe fillova të lutem. E ndjeva se Zoti po mi dëgjon lutjet. Ishte e mrekullueshme ndjenja e kthimit tek Zoti. Ky ishte një ndër momentet më të lumtura të jetës time. Vitin e dyta e kalova si një grua me identitet të ri: si muslimane. Pasi që u diplomova fillova të kërkoja punën që kisha ëndërruar por nuk isha e sigurtë në atë që kërkoja. Në vend të kësaj, u fokusova që të paguaj kredinë studentore dhe të gjej një punë.

Islami, Amerika dhe feja e dytë me rritje më të madhe në botë
Në vendin e ri të punës, si muslimane që isha befasisht nuk kishte vend për lutje. Vendosa që nëse do t’iu tregoja rreth të kaluarës time, punës, ngjarjeve që më kanë ndodhur, fesë Islame dhe kulturës muslimane do të ishte shumë mirë për to.
Është shumë e rëndësishme për ta bërë këtë, për shkak që ka shumë informacione të gabuara që duhen treguar drejtë rreth Islamit, për shkak që Islami është feja e dytë në botë më e përhapur dhe feja e cila po përhapet shumë shpejtë edhe në Amerikë.
Është e rëndësishme për njerëzit ta njohin këtë popullsi të madhe që ekziston ashtu që të jenë më të afërt me to. Së pari fillova të mundohem për të hapur një vend ku mund të lutem Kur e vërejta në fillim se nuk kisha një vend ku mundem ti kryej adhurimet, fillova të flas me kolegët, ndihmësin e drejtorit për marrëdhenie me publikun dhe në fund me drejtorin e përgjithshëm. Me secilin që bisedova më dha përkrahje. Që të gjithë të përfitojnë prej vendit që do të hapim vendosa me qëllim që ti lë një emër laik. Në të kaluarën në një kohë isha ateiste dhe nuk doja të praktikoja asnjë religjion. Kisha deshirë të gjeja një vend ku mund ta shfrytëzonin ateistët dhe të ishte i qetë, një vend ku mund ti kryenim adhurimet dhe të meditonim, për atë edhe vendosa t’ia lë emrin “Vendi i qetësisë.”
Kishte një pengesë dhe ajo ishte se ku do të gjejm një vend të tillë. Më morri kohë të gjej një vend ideal për muslimanët që është i pastër dhe i qetë dhe ku mund ti kryenim adhurimet. Më në fund, e gjeta vendin që i përmbushte kriteret. Mu deshën dy vite deri sa ta rregulloja por tani më në fund është një vend ku njerëzit mund të meditojnë dhe ti kryejnë adhurimet.

Islami i nxit gratë që të jenë lidere ,Fatkeqësisht, kultura është ajo që i limiton mundësitë e grave që të jenë lidere. Kjo sa do që ndodh në botën laike gjithashtu është e pranishme edhe tek ne fetarët. Por, në hulumtimet e mia gjeta se Islami i nxit gratë që të jenë lidere.
U përgëzuan me këtë edhe gratë e Muhamedit a.s, Hatixhja r.a dhe Aishe r.a. ,U ndihmova njerëzve që të kuptojnë se Islami është një fe e përshtatshme dhe muslimanët janë njerëz normal. Për mua, të tregoj rreth Islamit duke e jetuar atë ishte detyra dhe lumturia ime më e madhe. Përderisa marrë frymë do të mundohem që të kryej këtë mision dhe të jetoj duke ftuar për në Islam.

Kush është Zan Christ?

Zan Christ është koordinatore e “Programit të Jetës Fetare dhe Shpirtërore” në “Qendrën për Shërbim dhe Drejtësi Sociale” pranë Universitetit Hamline. Ajo organizon logjistikën, bën promovimin dhe komunikimin e programeve nën projektin “Jeta Fetare dhe Shpirtërore” në mënyrë që të ushqejë jetën fetare dhe shpirtërore të studentëve, fakulteteve dhe punonjësve. Ajo gjithashtu shërben si një burim arsimor për larminë fetare, shkrim-leximin ndërfetar dhe bashkëpunimin në kampus dhe shoqëri.

Zan, gjatë pesë viteve të fundit, ka qenë një burim ndërfetar në panelet e kolegjeve të Perëndimit të Mesëm dhe në tema si “Drejtësia Sociale në Islam”, “Udhëtimi Amerikan drejt Islamit”, “Ndalimi i Islamofobisë”, Konsultimi me Muslimanët Amerikan si dhe në temat lidhur me “Përvojat e Besimit të Grave”.