Homazhe në nder të aktivistit Arbënor Dehari

Sot, kryeministri Albin Kurti, bashkë me deputetë, ministra e aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, bënë homazhe në 7 vjetorin e ndarjes nga jeta të aktivistit, Arbënor Dehari.

Arbënori ka qenë dhe është frymëzim jo vetëm për aktivistët e Lëvizjes tonë, por për të gjithë ata që refuzojnë̈ të nënshtrohen e me vullnet të fuqishëm përfshihen nëpër beteja për më shumë drejtësi e barazi shoqërore.

Arbënori ishte shembull i aktivistit punëtor e modest. Ai bënte bashkë teorinë dhe praktikën, kishte thellësi politike e prirje të madhe organizative.