Hoti: Nuk shoh konfrontim Uashington-Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pavarësisht asaj çfarë ka ndodhur, nuk sheh konfrontim mes Brukselit dhe Uashingtonit lidhur me procesin dialogues Kosovë-Serbi.

“Unë nuk shoh konfrontim mes Brukselit dhe Uashingtonit. Unë mendoj se janë komplementare. Unë nuk shoh dy procese”, ka theksuar Hoti.

Ai ka folur edhe për mënyrën e përfaqësimit të Kosovës.  

“Edhe në Paris e edhe Bruksel do të jetë shteti i Kosovës Kjo, çështja e delegacionit, është e qartësuar me Kushtetutë”, ka thënë Hoti për RTK.