Hoxha kosovar që për 43 vjet lau 400 xhenaze

Musa Latifi, imam i xhamisë Sabit Rrahimi në Dobratin të Podujevës ka rrëfyer në një kronikë të T7, se për mbi 40 vjet të punës së tij, ka larë 400 trupa të njerëzve të vdekur (xhenaze).

“Përafërsisht për 43 vjet i kam la 400 xhenaze”.

Pastrimi i ‘xhenazes’ kushton 50 euro, ndëkrohë që tani në Kosovë, këtë rit fetar e mbulojnë në të shumtën e rasteve komunat.

“Lehtësim shumë i madh edhe për hoxhën edhe për xhematin, se kemi pasë raste që njerëzit nuk kanë mjete me pagu pastrimin”, ka rrëfyer hoxha.