Hoxhaj: Ali Ahmeti dhe BDI-ja, faktorë kyçë në përfaqësimin dhe të arriturat e shqiptarëve në Maqedoni

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë të shtunën në Kongresin e IV të BDI-së, ku Ali Ahmeti u rizgjodh kryetar i kësaj partie.

Hoxhaj ka theksuar se Ali Ahmeti dhe BDI-ja janë faktorët kyç në përfaqësimin dhe të arriturat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.