Humbi njerëzit e zemrës nga tërmeti! Këngëtarja shqiptare bën reagimin prekës me postimin e fundit!

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Evi Reçi tregoi para pak kohësh se përjetoi një nga humbjet më të mëdha nga tërmeti i datës 26 nëntor. Pavarësisht dhimbjes ajo u rikthye pranë teleshikuesve duke theksuar se asgjë nuk është më e rëndësishme se vetë jeta.

Së fundmi, Evi ka publikuar një foto të sajën bardhezi në ‘Instagram’, krah së cilës ka treguar çfarë ndjen.

“Pa frymë, diku lart, shumë mall”, ka shkruar Reçi në postimin e fundit në rrjetet sociale. Siç edhe kuptohet, artistja nuk ka mundur ta kalojë të gjithë ngjarjen e rëndë, për të cilën u fol edhe kudo në mediat ‘online’.