Ibrahim Dehari, ministër i ri për investime të huaja

Mësohet se Ibrahim Dehari do të jetë ministër i ri për investime të huaja. Dehari kalon në këtë post pas shkarkimi të Zoran Shapuriq.

Deari është kuadër i BDI-së ndërsa aktualisht është profesor në Universitetin e Tetovës.

Profesori universitar, biznismeni i dalluar dhe ish-ushtari i UÇK-së, nënkryetari i Degës së Tetovës, Ibrahim Dehari është propozimi i Ali Ahmetit për ministër për rregullimin e klimës investuese nga kompanitë vendore.

Edhe përkundër kundërshtimeve, megjithatë lideri i BDI, Ali Ahmeti këmbëngul dhe fiton edhe një vend për shqiptarët në Qeveri dhe atë ia delegon malësisë së Tetovës.