Ikballe Huduti sot dëshmoi para gjykatës

Ikballe Huduti është sjellë para gjykatës në Prishtinë, për t`u përballur me kërkesën e prokurorit special Afrim Shefkiu për caktimin e masë së sigurisë ndaj saj.Huduti u arrestuar nga Policia të martën, me kërkesë të prokurorisë Speciale nën dyshimet për shtytje në kryerjen e veprave terroriste.Huduti kishte dalë publikisht kundër vrasjes së gjeneralit Iranian Qasem Suleimanit nga ShBA-ja.Seanca e stome ndaj saj u mbajt me dyer të mbyllura për publikun, raporton KALLXO.com, pasi një gjë të tillë e ka udhëzuar gjykatësi Valon Kurtaj.Kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ishte parashtruar dje nga prokurori special Afrim Shefkiu.