Ilire Dauti njejtë sikurse lideri i VMRO-së, Mickoski

Deputetes së ASH-së, Ilire Dautit siç duket vazhdon ti pengojë fakti që sot u miratua në Kuvend Pakoja e 5 dhe 4 e masave ekonomike, me çka mundësohet pagesa e pagave të më shumë se dhjetëra mijëra puntorëve të sektorit privat!

Pavarësisht se bllokuan me muaj punën e Kuvendit, e i lanë pa paga mijëra qytetarë, si dhe liderët e saj, të koalicionit opozitar Sela dhe Gashi të koordinuar edhe me VMRO-në, nuk votuan për të mirën e qytetarëve, deputetes Dauti i pengoi prezenca e deputetes në Kuvend me skafander, që nënkupton dëshirën e saj dekonstruktivitet.