Imami Osman Musliu: Shqiptarët u dërguan në Siri, me ‘bekimin’ e BIK-ut dhe ish-ministrit Enver Hoxhaj

Imami i xhamisë në Drenas, Osman Musliu ishte i ftuar në “Express Intervistën” për të folur rreth ekstremizmit fetar në Kosovë e të kthimin e kosovarëve nga Siria.
Kujtojmë se në zonat e luftës në Siri ende kanë mbetur shumë kosovarë, përfshirë edhe fëmijë, e për këtë Musliu i vë fajin Bashkësisë Islame e shtetit.
“Asnjëherë nuk i kam thënë vetes që jam ekspert as kundër as kundër terrorizmit e as kundër ekstremizmit. Duhet të provojmë që t’i ndalim gjërat e këqija qysh në fillim. …