Sot, shënojmë ditën tragjike të vrasjes së heronjve të kombit, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës, pak kilometra nga këtu.
Sot e gjithmonë kujtojmë me nderim të thellë, veprimtarinë e tyre atdhetare, kulturore e arsimore, tre flakadan të lirisë, organizatorët e pashoq për rezistencë nacionale përball okupatorëve të cilët kishin ashpërsuar shtypjen dhe dhunën kundër shqiptarëve në Kosovë.
Liria e Kosovës në varganin e heronjve të cilët dhanë gjithçka për Kosovën, flakadanët e janarit, Jusufi, Bardhi dhe Kadriu, do të bëheshin gurëthemel i lirisë së Kosovës, ngase, vrasja e tyre do të intensifikonte si kurrë më parë, lëvizjet më të përqendruara, më të organizuara dhe më të vendosura për çlirim.
Vrasja e tyre, do të shënonte, fillimin e fundit, të okupimit serb të Kosovës. Ky akt kriminal i pushtetit jugosllav, do të bënte fuqizimin e radhëve për luftën finale që do të kulmonte me çlirimin e Kosovës.
Tashmë, fillimi i viteve të ’80, do të merrte hov me flakën e Janarit, duke mos u ndalur deri në çlirim. Kjo do të shënonte kthesë në vetëdijesimin e qytetarëve se çfarë regjimi kriminal ishte, deri ku shkonte dora gjakatare, kundër atdhetarëve shqiptar.
Nga tragjedia e Untergruppenbahut, do të rifilloj dhe do të shënonte rrugën e pandalshme epoka e fuqizimit dhe konsolidimit të qëndrueshëm e të vazhdueshëm për rezistencë.
Po ashtu, organizimi klandestin, do të duhej të përgatitej për një rezistencë ballë për ballë, deri në Marsin e Jasharajve.
Lavdi e përjetshme për vëllezërit Gërvalla, Jusufin e Bardhin, lavdi e përjetshme për Kadri Zekën!
Imer Lladrovci,
Shef i Konsullatës se Përgjithshme të Republikes se Kosovës në Stuttgart.