IN “Ansambli i këngëve e valleve shqipe në R.M.V”ka gjetur formën e funksionimit dhe në këto ditë të vështira

Për shkak të gjendjes dhe rrethanave të jashtëzakonshme në të cilën po kalon pothuajse e tërë bota, edhe Maqedonia e Veriut, Ansambli Nacional i këngëve e valleve si institucion i ri por shumë i suksesshëm duket se do gjejë formulën e funksionimit edhe në këto rrethana.
Drejtori z.Tolaj ka vendosur që të jetë çdo ditë prezent dhe kujdestar në punë për nevojat e institucionit ndërkaq administrata do punojë me ndërrime, sipas nevojës për sektoret përkatëse, qofshin ato të sektorit ekonomik, juridik, organizativ, teknik apo ndërkombëtar. Zyrtari për përkthime do të jetë në shërbim të institucionit online tërë kohës, bën të ditur Tolaj. I pyetur se përse ka vendosur që ai të jetë tërë kohës në punë u përgjigj se përgjegjësia për institucionin por dhe për çdo të punësuar bie mbie mua.Duke qenë i vetëdijshëm për situatën do të jem unë në shërbim të institucionit dhe punëtorëve”. Ai tutje bën të ditur se teknologjia na mundëson takimet dhe punën online. Kështu, Administrata ka takim online çdo mëngjes Ora: 09:00 sektori i vallëzimit ka takim online çdo ditë nga ora 10:00 për të vazhduar pastaj stërvitjet individuale dhe detyrat për vallet përkatëse kurse formacioni vokal dhe orkestra takohen poashtu online në ora 11:00 ku bëjnë lidhjet muzikore dhe punojnë programin me këngët e reja.
Ky plan i punës sado që mund ta plotësojë një ditë pune, do mundësojë mbajtjen e kondicionit dhe minimalizimin e humbjeve në avancim të programit që duhet realizuar duke marrë parasysh se ruajtja e shëndetit kolektiv mbetet prioritet.