Industria në krizë: Prodhimi pësoi rënie për 27 përqind në maj

Prodhimi industrial në maj të këtij viti u ul me 27 përqind krahasuar me majin e vitit të kaluar, dhe nga fillimi i vitit deri në maj në krahasim me atë periudhë të vitit të kaluar u ul me 14.4 përqind, përcjell FLAKA.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, për sa i përket sektorëve, prodhimi industrial në sektorin e minierave dhe guroreve në maj të vitit 2020, krahasuar me majin 2019, u ul me 4.3 përqind, në sektorin e prodhimit u ul me 32, 1 përqind, dhe në sektorin “furnizimi me energji elektrike, gaz dhe ajër i kondicionuar” pësoi një rënie prej 14.6 përqind.

Rënia në sektorin e prodhimit është rezultat i rënies së prodhimit në sektorët e fundit.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në maj të vitit 2020, në krahasim me majin 2019, ra në “energji” me 9.2 përqind, “mallra të ndërmjetëm përveç energjisë” me 22.5 përqind “produkte kapitale” me 47 përqind. “Mallrat e qëndrueshme të konsumit” me 48.8 përqind dhe “mallrat e konsumit jo të qëndrueshme” me 22.3 përqind.