Intervista/Flet drejtori i Byrosë për prokurime publike, Nasufi: Kemi realizuar trajnime për organet kontraktuese për prezantimin e risive dhe zbatimit të tyre në praktikë

Në një intervistë për mediat, drejtori i Byrosë për prokurime publike z. Bardhyl Nasufi sqaron shumë gjëra që kanë të bëjnë me drejtorinë të cilën ai e drejton përfshirë këtu sqarimet mbi Ligjin e ri për prokurime publike, procesin transparent të prokurimit publik, e për shumë gjëra tjera flet drejtori Nasufi.

Nga prilli do të hyjë në fuqi Ligji i ri i Prokurimit Publik. Çfarë është ajo që është më karakteristike për të dhe cilat do të jenë përfitimet nga zbatimi i tij?

Me miratimin e këtij ligji krijohen bazat për një reformë gjithëpërfshirëse të sistemit të prokurimit publik, kurse një pjesë e vendimeve dhe risive do të kontribuojë në:

  • rritjen e transparencës përmes futjes së obligimit për publikimin e detyrueshëm të Planeve Vjetore të Prokurimeve Publike dhe kontratave të përfunduara;
  • përmirësimin e cilësisë së asaj që sigurohet me furnizim përmes futjes së ofertës më të favorshme si kriter sipas të cilit do të zgjedhet oferta më e favorshme;
  • lehtësimin e kushteve për pjesëmarrjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në procedurat për furnizim publik. Përkatësisht, orhanet kontraktuese do të duhet detyrimisht ta formojnë lëndën e furnizimit me më shumë pjesë të veçanta, kurse në rast se nuk e bëjnë këtë, tek vendimi për furnizim do të duhet ti sqarojnë arsyet për vendimin e tyre. Është paraqitur një mundësi për pagesa të drejtpërdrejta të nënkontraktorëve (të cilët rregullisht janë të përfshirë në zbatimin e kontratave më të vëllimshme dhe zakonisht bëhet fjalë për ndërmarrje të vogla dhe të mesme). Nëqoftë se nuk është paraparë pagesë të drejtpërdrejtë, organi kontraktues duhet të kërkojë nga bartësi i furnizimit ti dorëzojë fakt që prodhuesi ka bërë pagesën në afat prej 60 ditësh nga dita e pagesës së faturës nga ana e organit kontraktues të bartësit të furnizimit;
  • ndjekjen e realizimit të kontratave për prokurim publik. Praktika ka treguar se realizimi i asaj që është kontraktuar nuk duhet të lihet vet vetiu, por kontrata duhet të kontrata duhet të menaxhohet me qëllim të përmbushjes së të gjitha detyrimeve të kontraktuara. Shpesh herë kontratat janë të ndërlikuara, mund të marrin më shumë kohë dhe të shpenzojnë shumë resurse dhe prandaj duhet të menaxhohen në mënyrë përkatëse;
  • kyçjen e aspekteve sociale në procedurat e prokurimit publik. Futja e të ashtuquajturave kontrata të rezervuara do ta nxit rritjen e inkluzionit dhe punësimin e grupeve të cenuar nga aspekti social me çfarë do të sigurohet integrim social dhe profesional të personave me nevoja të posaçme dhe personave prej grupeve tjera sociale të margjinalizuara;
  • parandalimin më efikas të konflikteve të interesave gjatë realizimit të prokurimeve publike dhe rritjen e integritetit në procesin e ndarjes së kontratave për prokurim publik përmes një sërë rregullash anti-korrupsioni.

Vallë tanimë Byroja dhe operatorët që do të marrin pjesë në prokurim publik janë të përgatitur për risitë?

Ligji i Prokurimit Publik është shpallur në Gazetën zyrtare të RM-së, nr:24/2019 dhe në përputhje me nenin   192 hyn në fuqi ditën e tettë prej shpalljes së tij në Gazetën Zyrtare, kurse zbatimi i tij do të fillojë prej 1 prill të vitit 2019. Në periudhën prej hyrjes në fuqi e deri në fillimin e zbatimit të tij, Byroja ka realizuar trajnime për organet kontraktuese me qëllim të prezantimit të risive dhe zbatimit të tyre të mëtutjeshëm në praktikë.

Vallë konsideroni se procesi i prokurimit publik në vend është transparent?

Procesi i dhënies/ndarjes së kontratave të prokurimit publik është transparent. Por, me ligjin e ri zmadhohet transparenca. Ashtu, përveç shpalljes së detyrueshme të konkurseve dhe njoftimeve për kontratat e lidhura, futet obligim për shpallje të detyrueshme të planeve për prokurim publik dhe kontratave të lidhura. Në këtë mënyrë, secili operator i interesuar ekonomik, si dhe publiku më i gjërë do të kenë mundësi të njihen me nevojat për prokurim të secilit organ kontraktues dhe me kontratat e lidhura dhe realizimin e tyre.

Vallë mund të na tregoni në numra se sa prokurime publike janë realizuar dhe sa prokurime publike ka pasur vitin e kaluar që nga fillimi i vitit?

Në fillim të vitit 2019, duke përfunduar më 20.03.2019 janë shpallur 4.702 konkurse për prokurim publik, ndërsa në peridhën e njëjtë të vitit të kaluar janë shpallur 4.019 konkurse për prokurim publik. Në vitin 2018 janë shpallur gjithësej 21.406 konkurse.

Sa është vlera e prokurimeve publike në vitin paraprak?

Vlera e përgjithshme e kontratave të lidhura në vitin 2018 është 43.472.182.571 denarë ose rreth 700.000.000 euro

Sa prokurime publike janë anuluar, në çfarë fusha janë ato dhe çfarë është arsyeja për këtë?

Numri i përgjithshëm i procedurave të anuluara në vitin 2018 është 4.108 procedura për prokurime publike. Arsye më të shpeshta për anulimin e procedurave është se nuk është dorëzuar asnjë ofertë (1.121 procedura), nuk është dorëzuar asnjë ofertë e pranueshme (764 procedura) dhe se ofruesit kanë ofruar qmime dhe kushte  për realizimin e kontratës për prokurim publik të cilët janë të pafavorshme nga ato reale në treg (506 procedura). Procedurat për prokurime publike më së shpeshti anulohen në kategoritë e furnizimit në vijim: Punë ndërtimtarie, punë të lidhura me mjedisin jetësor, shërbime komunale, pajisje HTЗ /prodhime dhe mallra/shërbime tjera (1.247 procedura), Mjete bazike – mobilje, automjete, pajisje sanitare, mirëmbajtja e tyre dhe pjesë rezervë dhe produkte tekstili (952 procedura) dhe maqina industriale dhe për miniera, pajisje, mirëmbajtja e tyre, pjesët rezervë dhe dhe mallra/shërbime/punë tjera (579 procedura).

Anulimi I procedurave sipas arsyeve për anulim 2018
Nuk është dorëzuar asnjë ofertë 1121
Nuk është dorëzuar asnjë ofertë e pranueshme 764
Ofruesit kanë ofruar qmime dhe kushte  për realizimin e kontratës për prokurim publik të cilët janë të pafavorshme nga ato reale në treg 506
Nuk është dorëzuar asnjë ofertë e përshtatshme 456
Është vlerësuar se dokumentacioni I tenderit ka lëshime ose mangësi thelbësore 430
Organi kontraktuar nuk ka mundur të bëjë zgjedhjen e ofertës më të favorshme për shkak të shkeljes së Ligjit të Prokurimit Publik duke u bazuar në nenin 210 nga Ligji 336
Proceduara është anuluar nga ana e Komisionit Shtetëror për Ankesa 167
Për shkak të rrethanave objective dhe të paparashikueshme janë ndryshuar nevojat o organit kontraktues 144
Janë shfaqur ndryshime të paparashikueshme në buxhetin e organit kontraktues 86
Janë dorëzuar oferta të pranueshme të cilat nuk mund të realizohen për shkak të qasjes së ndryshme në ofertat teknike ose financiare 73
Numri i kandidatëve është më i vogël se numri minimal i paraparë për procedurat për dhënien e kontratës për prokurimin publik në pajtim me këtë ligj 11
Oferuesi më i favorshëm i përzgjedhur refuzon të nënshkruajë kontratën 10
Arsye tjera (kontrata, konkurse tjera) 4
Gjithësej 4.108

 

Anulimi I procedurave sipas kategorisë së prokurimit 2018
Punë ndërtimtarie, punë të lidhura me mjedisin jetësor, shërbime komunale, pajisje HTЗ /prodhime dhe mallra/shërbime tjera 1247
Mjete bazike – mobilje, automjete, pajisje sanitare, mirëmbajtja e tyre dhe pjesë rezervë dhe produkte tekstili 952
Maqina industriale dhe për miniera, pajisje, mirëmbajtja e tyre, pjesët rezervë dhe dhe mallra/shërbime/punë tjera 579
Produkte të informatikës dhe telekomunikacioni (hardware dhe software), produkte të harxhueshme kompjuterike dhe shërbime të lidhura 566
Energjetika, nafta, derivatet e naftës dhe shërbimet e lidhura me to 438
Materialet e harxueshme dhe për zyrë, shërbimet e printimit/botimit dhe produkte për higjienë 393
Medikamente, material të harxhueshme mjekësore/sanitare, pajisje, ndihmës dhe shërbime shëndetësore të lidhura me to 290
Shërbimet e transportit dhe magazinimit 276
Produkete bujqësore dhe ushqimore 229
Shërbimet arsimore, ligjore, këshilluese, marketingu dhe shërbime për punësim të përkohshëm 193
Shërbime hotelierie, rekreative, kulturore, të sigurisë dhe sportive 141
Shërbime financiare dhe për siguri 96

Cila organ ka realizuar më së shumti prokurime publike?

Më së shumti konkurse për prokurime publike ka shpallur organi kontraktues Sh.A. ELEM-Shkup, 645 konkurse me vlerë të përgjithshme prej 2.843.656.263 denarë ose rreth 46.000.000 euro.

Top 10 organet kontraktuese Numri i konkurseve të shpallura
Sh.A. ELEM-Shkup 645
Ministria e Mbrojtjes – Departamenti i Logjistikës 239
Qyteti i Shkupit 206
Kompania e transportit publik SHKUP 176
Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut 171
Komuna Kavadarci 169
Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8 shtator” në Shkup 169
Komuna e Karposhit 164
N.P. Ujësjellës Kanalizime – Shkup 161
Spitali Special për Ortopedikë dhe Traumatologji “Shën. Erasmus “- Ohër 136

 

Top 10 organet kontraktuese Vlera e kontratave të lidhura
Sh.A. ELEM-Shkup 2.843.656.263
Јавно претпријатие за државни патишта 2.172.312.681
EVN Maqedonia Sh.A.- Shkup 1.967.681.136
Prodhimi i energjisë Ballkan Energji DOOEL Shkup 1.183.274.000
Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut 1.121.143.594
Kompania e transportit publik SHKUP 1.103.810.243
N.P. Makedonijapat 1.071.300.257
Shërbimi për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut 944.492.094
Qyteti i Shkupit 869.140.935
Ministria e Mbrojtjes – Departamenti i Logjistikës 736.411.500
  1. Vallë ka rritje të prokurimeve publike në vitin 2018 në krahasim me atë të vitit 2017?

Përgjigje:Në vitin 2017 janë shpallur 17.227 konkurse për prokurime publike, ndërsa në vitin 2018 janë shpallur 21.406 konkurse që nënkupton se kemi rritje prej 24%.

Në vitin 2017 vlera e kontratave të lidhura për prokurim publik ka qenë 38.714.864.423 denarë (630.000.000 euro), ndërsa në vitin 2018 vlera e kontratave të lidhura ka qenë 43.472.182.571 denarë (700.000.000 euro) që nënkupton se ka rritje prej 12%.