Intervistë me prof. Arben Llallën për Obshtestvo


1) Prof. Llalla, pyetja e parë është e lidhur me tërmetin e tmerrshëm në Shqipëri. A tejkalohen pasojat e rënda dhe a u rregullua jeta e njerëzve në zonat e prekura?

Nuk besoj se këto pasoja do tejkalohen lehtë pasi qeveria shqiptare Rama 2 u gjet në befasi, arka e shtetit është bosh, ndihmat nga jashtë, vendet mike apo BE sado që të jenë nuk do mjaftojnë. Mjerë ata njerëz që janë të shkatërruar nga tërmeti. Pasojet do mund të zhduken pas 7-8 vitesh.

2) Ka shpresa se mund të ketë zhvillime pozitive sa i përket përcaktimit të datës së fillimit të negociatave me BE. Si i vlerësoni gjasat kjo të ndodhë në muajt në vijim?

Unë jam pesimistë nga BE, kushtet e BE janë shantazh për mua ndaj Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Greqia kërkon haraç si p.sh aneksimin e jugut të Shqipërisë, njohjen nga shteti shqiptar i rreth 300 shqiptarë gjoja me kombësi greke. Kjo shifër është inegzistence Pra, për Greqinë çdo ortodoksë është grekë, çdo njeri që di gjuhën greke është grekë. Një mentalitet i sëmurë si në mesjetë ku feja ngatërrohej me etninë.

3) Republika e Shqipërisë e mori përsipër kryesimin e një organizate të rëndësishme si është OSBE-ja. Cilat janë prioritetet e udhëheqjes shqiptare në kuadër të kësaj organizate?

Nuk besoj se Shqipëria e drejtuar nga Rama do bëj punë të mira për OSBE duke patur parasysh se vet Rama gjatë qeverisjes së tij është kritikuar rëndë nga drejtuesit e OSBE. Është një rastësi që Rama është në krye të OSBE. Besoj më shumë Rama do merret si përfaqësues i OSBE me vendet nën nivelin me demokraci të Shqipërisë, si Ukrain-Krimea, Bjellorusia, Kirgistani, etj.

4) Ka komente të ndryshme rreth nismës së “Mini-Shengenit ballkanik”. A do të thellohet ky bashkëpunim dhe a sjell rezultate pozitive për shqiptarët?

Si ide apo projektë unë e përkrah një Mini-shengen Ballkanin, por duke futur Kosovën, Bosnjën, Turqinë, etj. Ky Mini-Shengen që paraqiti Rama me Vuçiçin është antishqiptare, antidemokratike dhe kundër vlerave Ballkanike e Europiane. E si mund të flasim për vendet Ballkanike duke anashkaluar Turqinë dhe Kosovën?

5) Duke marrë parasysh se forcat kryesore politike në Shqipëri arritën një marrëveshje për realizimin e reformës zgjedhore, a nënkupton kjo se mund të zgjidhet ngërçi politik në Shqipëri?
Besoj që çdo gjë do eci mirë nën këshillimet e SHBA, sa për BE unë jam pesimistë, bile jam kundër anëtarësimit në Shqipërisë në BE me kushte ekstremiste ku dëmtohen rëndë vlerat kombëtare shqiptare dhe territoret historike shqiptare.

6) Në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të zhvillohen zgjedhje parlamentare më 12 prill. A do të bashkohen partitë shqiptare në Maqedoni dhe cili është favoriti te votuesit shqiptarë?
Edhe po të bashkohet faktori opozitar shqiptar përsëri do kemi fitues BDI, dhe një qeveri BDI me LSDM. Partitë opozitare shqiptare skanë program, projekt se për çfarë duhet ta votojnë. Teoria që të votohen partitë opozitare që të rrëzojmë BDI nuk janë vlera demokratike dhe as sjellin përparim apo realizimet e premtimeve ekonomike dhe kombëtare. Partitë shqiptare përveç PDSH nuk kanë profil, pra janë të majta apo të djathta, liberale. Thjeshtë unë i shikojë si grupacione të interesave të ngushta të disa njerëzve.

7) Cilat do të jenë pikat kryesore në programet e tyre dhe ku duhet të përqendrohen ato për ta përmirësuar jetën e shqiptarëve në këtë vend?

Jua thashë edhe më lartë skanë profil, program të qartë se përse duhet ti votojmë?

Faleminderit shumë!