Sot më 14 Qershor, 2022, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Hagës, dhashë intervistën time para grupit të avokatëve mbrojtës të Rexhep Selimit.
Në deklarimet e mia hodha poshtë me dokumente e fakte konkrete disa nga akuzat e shpifura e të montuara kundër tij , në fillim të vitit 1997, kohë në të cilen neve kemi bashkëpunuar në Shqipëri, menjëherë mbas rënjës së dëshmorit Luan Haradinaj.
Ndihem i lehtësuar që pata mundësinë të ndihmoj procesin për zbardhjen e së vërtetës për veprimtarinë organizative e luftarake tē kētij burri trim, por edhe të shokëve tjerë që ndodhen nën të njejtën akuzë.
Neveri pa fund për të gjithë ata që shpifin e hedhin baltë mbi luftën e UÇK-së.
Lavdi Dëshmorëve, nder e respekt për të gjithë luftetarët çlirimtarë e drejtuesit e tyre që i kthyen Atdheut tonë njerën nga pjesët e pushtuara.
Krenarë për pastertinë Luftës tonë të shenjtë e shpresëplotë në lirinë e të akuzuarve politikisht.
LIRIA KA EMËR !
Sokol Poga
Tiranë, 14 Qershor 2022