IPARD 2, ditë informimi në Zhelinë dhe Tearcë

Ditët e informimit për prezantimin e masës 1 “Investimet në burimet materiale në kompanitë bujqësore” nga IPARD 2 programi vazhdon edhe sot në Zhelinë dhe Tearcë.

Thirrja për këtë masë zgjat deri më 14 prill, ndërsa parashikohen gjithsej 9.216.693 euro ose 568.147.394 denarë për investime në prodhimin primar bujqësor dhe blegtoral, përfshirjen e infrastrukturë, përpunimin, marketing të drejtpërdrejtë të kompanive bujqësore dhe prodhimin e energjisë së rinovueshme për konsum të vet.
Ministria e Bujqësisë kujton se në këtë thirrje, blerja e një traktori nuk është një investim i pranueshëm.

Shfrytëzues të masës 1 mund të jenë shitoret bujqësore, gjegjësisht personat fizik, bujq individual ose persona juridik.