Irani zotohet: Do t’ia vëmë flakën Izraelit

Lideri i Gardës Revolucionare të Iranit kër*cënoi të martën se “do t’u vinte fla*kën” vendeve që Amerika donte aq shumë duke nënkuptuar Izraelin. Hossein Salami u zotua para mijëra personave që ishin mbledhur në Kerman vendlindjen e gjeneralit të vr*arë Qassem Soleimani.

“Do të hakmerremi. Do t’ia vëmë fla*kën një vendi që ata pëlqejnë aq shumë dhe të gjithë e dimë se ku është ai vend” tha Salami ndërsa turma bërtiste “Vd*ekje Izraelit!”. Ndërkohë po të martën Parlamenti iranian miratoi një ligj sipas të cilit të gjitha forcat e ar*matosura të Shteteve të Bashkuara konsiderohen si “terr*oriste”.

Në këtë përcaktim përfshihen të gjithë punonjësit e Pentagonit dhe organizatave të lidhura me të por edhe efektivët dhe komandantët që urdhëruan vr*asjen e Soleimanit. Ligjvënësit iranianë gjithashtu votuan për të kaluar rritur me 200 milionë euro fondet e forcave Quds të cilat drejtonte Soleimani për të përmirësuar fuqinë e tyre mbrojtëse.