Irfan Buci e bën doganën të flas shqip

Zbatimi i Ligjit për Gjuhën shqipe, ka filluar zbatimin në institucionet ekzekutive të rëndësisë së veçantë, siç është Dogana e Maqedonisë së Veriut.

Ky institucion themelor i shtetit, tashmë, në mbishkrimin dhe logon e saj zyrtare e përmban emërtimin edhe në gjuhën shqipe.

Shembull i implementimit të ligjit, është zëvendës drejtori i Doganës së Maqedonisë, Irfan Buci, i cili vije nga BDI, duke këmbëngulur në zbatimin e ligjit, por edhe ngritjen e përqindjes së angazhimit të shqiptarëve në institucionet qendrore të pushtetit.

Shembullin e Bucit, duhet ta ndjekin të gjithë bartësit e përgjegjësive me mandat nga shqiptarët, për të zbatuar barazinë dhe të drejtën themelore, përdorimin e gjuhës shqipe.

Zbatimi i ligjit, në parim nuk negociohet, por vetëm zbatohet. Frymë e ngrohtë po frynë edhe në Maqedoninë e Veriut dhe kultivimi i barazisë, si një nga parimet e synimit tonë, integrimit në Bashkimin Evropian.