Irfan Buçi: Jemi në rrugë të drejtë, do t’ia dalim

Zëvendës drejtori i Doganës së Maqedonisë së Veriut, Irfan Buçi, ka shprehur solidarizim me vështirësitë që po kalon Ramush Haradinaj, duke theksuar se “kohë e vështirë për ne shqiptarët.

Ai ka theksuar po ashtu sulmet në Maqedoni, në Kosovë, por, z. Buçi ka potencuar se ne “do t’ia dalim”.

Ja postimi i plotë i z. Buçi:

“Kohë të vështira për në shqiptarët.
Në Maqedoni sulmohemi çdo dite me përgjime, duke i nxitur në përçarje shqiptaret.
Në Kosovë sulmohemi vazhdimisht duke na penguar rrugën të ndërtimit të shtetit!
Një gjë e di se jemi ne rruge te drejte dhe pa marrë parasysh pengesat ne do t’ja dalim…
#meKryeministrin”